Konceptet :
• Hy‐Point perfaqeson, perben, nje qasje tjeter ndaj problematikave qe vijne
si rrjedhoje e nje niveli te ulet higjenizimi dhe qe konsiston ne parandalimin
e tyre, duke garantuar nje nivel te larte higjenizimi perpara hyrjes se
perdoruesit ne ambjentet e mbyllura.
• Aksioni qe Hy‐Point kryen mbi ngarkesen mikrobike (bakteriale dhe virale),
duke e anulluar ate, ben qe te ulet ndjeshem edhe rreziku i qarkullimit te
kesaj ngarkese ne ajrin e ambjenteve te mbyllura si rezultat i rrymave te
ajrit, apo e mbi te gjitha i shperndarjes se mikrobeve nga sistemet e ajrit te
kondicionuar.
• Me ne fokus uljen e kostove te konsiderueshme te higjenizmit, Hy‐Point me
maksimumi 1.1 lek (pas investimit) per cdo kalim personi, ul ne menyre
drastike keto kosto (personel+produkte higjenizuese) dhe mundeson nje
ulje te ndotjes dhe rrezikut te alergjive nga perdorimi i produkteve te
higjenizmit.
• Azerimi I ngarkeses mikrobike ben qe te ulet ndjeshem edhe nevoja per
higjenizim dhe dizinfektim te vazhdueshem te ambjenteve te mbyllura, gje
qe kushtezon fort zhvillimin e punes ne ato ambjente, rrit kostot e
programimit dhe te menaxhimit te ketyre proceseve dhe mbi te gjitha
shmang rrezikun e alergjive nga detergjentet dhe dizinfektantet per
personat prezent.
• Si rrjedhoje e investimit konsistent ne projektim dhe programim, Hy‐Point
rezulton nje paisje komode, aspak invadente dhe qe synon "te shihet
miqesisht" nga perdoruesit, ne keto kohe te fobive, psikozave dhe panikut.
• Hy‐Point, nepermjet struktures ne inox me spesor te trashe dhe kontrollit
elektronik, edhe ne distance, synon "perjetesine" ne perdorim, nisur nga
fakti qe problematika e ngarkeses mikrobike (baktere dhe virus) ne
ambjentet e mbyllura ka qene dhe do jete nje sfide e vazhdueshme.
Funksionalitetet :
• Teresisht e mbyllur, me rubinetet e mbushjes me lengje te pozicionuara ne
vende dhe menyra te mirestudiuara, si dhe me matjen elektronike te nivelit
minimal te lengjeve dizinfektuese , paisja ofron komoditet e siguri ne
instalim dhe perdorim.
• Prezenca e sensoreve te ndryshem dhe programimi i funksionimit te
pompave bejne qe sasia e lengut te jete e duhura, duke mundesuar
dizinfiktimin komod si te cfaredolloj kepuce, ashtu edhe te duarve, pa
prekuar asgje.
• Software‐i, skeda elektronike dhe monitori 7", te trupezuara, i mundesojne
bleresit dhe perdoruesit, edhe nepermjet telematikes, nje kontroll dhe
asistence te thjeshtezuar dhe ne kohe reale, per ato raste kur problematika
e kerkon patjeter.
• Sasia e lengut dizinfektues, shperndarja e tij dhe prezenca e tapetit, bejne
qe shojet te higjenizohen plotesisht. Rezultat ky i certifikuar nga analizat ne
laboratore te akredituar, por qe edhe mund te verifikohet nga klienti.
• Bazuar ne formen ergonomike te Hy‐Point, kompania prodhuese mundeson
edhe aplikimin ne versionin opcional, te nje llampe UVC, me funksionalitet
te kontrolluar nga software‐i, per te rritur eficencen kundrejte baktereve
dhe viruseve eventualisht prezent ne rrobat dhe duart e perdoruesve.